“Fshesa e Zaevit” në derë të Kuvendit

Një fshesë e lënë në derë të godinës ligjvënëse, ka qenë simbolika e deputetes së VMRO DPMNE-së Dafina Stojanovska, duke kërkuar nga Kryeministri Zaev që shkarkimet të fillojnë nga deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski. Ky reagim i partisë opozitare vjen një ditë pas publikimit të një përgjimi në rrjetet sociale ruse, për të cilin deputeti Bogoevski pretendon se është incizuar tinëzisht nga taksisti, përderisa ai përmes celularit po bënte një porosi për substancë narkotike. Por, deputetja Stojanovska thotë se Prokuroria publike duhet të ngrit procedurë ndaj deputetit për veprën e kryer penale. Nga VMRO DPMNE, gjithashtu thonë se do të ngritin iniciativë në Kuvend për marrjen e mandatit të deputetit.

Marketing

Bogoevski pranoi se ilegalisht se ka blerë substanca narkotike dhe ka shkelur ligjin. Ashtu siç dëgjuam nga incizimi personi anonim, Bogoevski ka blerë kokainë, andaj pyes vallë a ka ai legjitimitet si deputet të vendos në emër të popullit. Bogoevski duhet të jep përgjegjësi nga e ka bërë blerjen, a e ka shitur drogën dhe prej sa kohësh është përdorues i substancave narkotike”. – theksoi Dafina Stojanovska, Deputete e VMRO DPMNE-së

Nga partia e LSDM-së, deputet i së cilës është Bogoevski, thonë duhet të ndiqen penalisht përgjuesit ilegal, kurse çështja e dorëheqjes, sipas socialdemokratëve i mbetet atij të vendosë personalisht.

Ne presim që të gjitha institucionet kompetente të veprojnë dhe të zgjidhin rastin, veçanërisht në lidhje me regjistrimin dhe transmetimin e paautorizuar. Sa i përket aspekteve morale, ato janë në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë personale të secilit deputet. Ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë.”- u shprehën nga LSDM

Pikërisht në valën e përplasjeve të mëdha politike dhe reagime të shumta në opinion për çështjen e Bogoevskit, deputetja Julija Nikolova nga radhët e PLD-së, ka paralajmëruar se një grup deputetësh do të iniciojnë Ligjin për legalizimin e marijuanës, jo vetëm për përdorim medicinal siç ishte deri tani, por për përdorim të përgjithshëm. Ajo theksoi se nisma nuk ka lidhje me rastin dhe se për këtë projekt është punuar me muaj të tërë.

Nuk mund të komentoj për atë pjesë që nuk e kam dëgjuar deri më tani, por dua të them se çdo deklaratë nuk mund të përshpejtoj apo të stagnoj nga qëllim ynë që ta harrojmë sa më shpejtë atë ligj dhe ta vendosim në procedurë të Kuvendit.”- tha Julija Nikollova, Deputete e PLD-së

Prokuroria dhe policia ende nuk kanë dalë me qëndrim nëse do të ngritin procedurë ndaj deputetit ose përgjuesit ilegal. Ndërkaq, nga Qeveria thonë se autorët e përgjimeve të paligjshme duhet patjetër të dalin para drejtësisë. Nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, thonë deri në këtë moment nuk ka asnjë procedurë por se bazuar në Kushtetutën dhe Rregulloren e punës do të ndërmarrin masa pas zbardhjes së plotë të rastit. Sipas deputetit Bogoevski, ky është një përgjim i paautorizuar dhe i dënueshëm sipas nenit 151 të Kodit Penal, dhe pret nga autoritetet që kryerësi i veprës të del para drejtësisë.

Marketing