Është ulur numri i martesave, por edhe shkurorëzimeve, tregon statistika. Vitin e kaluar janë bërë 13.494 martesa apo 2,1 për qind më pak se në vitin 2017, ndërsa numri i shkurorëzimeve ka arritur në 1.620 që është ulje prej 18,8 për qind, informon Koha.mk
Sipas Entit shtetëror për statistika, më së shumti martesa, 1.665 apo 12,3 për qind janë bërë në gusht, ndërsa më së paku, 738 apo 5,5 për qind në mars. Më e shpeshtë është martesa e parë me 93 për qind pjesëmarrje të grave dhe 91,8 për qind të burrave. Në martesë të dytë me pjesëmarrje prej 7,7 për qind dhe në martesë të tretë me pjesëmarrje prej 0,5 për qind nga numri i përgjithshëm i martesave të bëra, më shpesh hyjnë burrat.
Në vitin 2018, numër më të madh të martesave, 4,446, janë bërë tek gratë e moshës prej 25 deri 29 vjeç apo 32,9 për qind. Sipas moshës, edhe tek burrat numër më i madh i martesave, 4.999 apo 37 për qind janë bërë në grupin e njejtë të moshës prej 25 deri 29 vjeç.
Mosha më e shpeshtë gjatë martesës së parë është 26,9 vjeç për nusen dhe 29,6 vjeç për dhëndrin.
Vitin e kaluar më së paku martesa, 63 apo 3,9 për qind, janë shkurorëzuar në gusht, ndërsa më së shumti, 172 apo 10,6 për qind në dhjetor. Sipas kohëzgjatjes së martesës, numër më i madh i shkurorëzimeve, 322 kanë ndodhur prej pesë deri nëntë vite pas martesës.