Mushkonjat e zgjedhin gjahun e tyre – juve, ndoshta – bazuar në disa faktorë të ndryshëm.
Por, ekziston një lajm i mirë: disa faktorë që ju bëjnë joshës në sytë e mushkonjave faktikisht mund të ndryshohen.
Hulumtimet shkencore i kanë zbuluar faktorët të cilët i inkurajojnë mushkonjat ta kërkojnë gjakun tuaj.
Përndryshe, mushkonjat njihen për transmetimin e sëmundjeve vdekjeprurëse si Zika, malaria, Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, etj.
Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej faktorëve që ju bëjnë të pa rezistueshëm në sytë e mushkonjave:
– Mushkonjave u pëlqejnë njerëzit të cilët lirojnë më shumë dyoksid karboni kur marrin frymë, siç janë njerëzit e mëdhenj ose gratë shtatzëna
– Ushtrimet fizike mund të prodhojnë acid laktik, i cili mund t’i tërheqë mushkonjat sepse lirohet në djersë
– Në një studim të vogël, hulumtuesit kanë zbuluar se mushkonjave u pëlqejnë njerëzit të cilët pinë birra, percjell Telegrafi.
– Njerëzit me tipin O të gjakut kanë tendenca të joshin më shumë mushkonja sesa tjerët
– Njerëzit me një shumëllojshmëri më të gjerë të baktereve në lëkurë janë më pak joshës në sytë e mushkonjave
– Mushkonjat që e bartin malarian janë dyfish më të joshura nga gratë shtatzëna.