Në një sondazh ‘live’ të “Eurovisionit”, Jonida ka dalur fituese.
Në një link në sondazhin që u hap tash e shtatë orë, të gjithë kanë pasur të drejtë të votojnë këngën e tyre favorite, shkruan lajmi.net.
Në këtë sondazh, fituese doli Shqipëria, ku këngëtarja Jonida Maliqi ka grumbulluar plot 36361 vota.
Kujtojmë se disa minuta më parë janë hapur votimet e publikut, të cilat ua grumbullojnë një numër votash përfaqësuesve të shteve.