Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pasi hodhi votën në një prononcim për media ka thënë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit pa asnjë problem.
“Janë hapur të gjithë qendrat në bazë të informacioneve që kam, pa asnjë problem. Siç po e shihni interesimi i qytetarëve të Mitrovicës është i madh për ta shfrytëzuar të drejtën ë tyre për votim”, ka thënë ai.
Sipas tij qytetarët të mund të vendosim vet për atë se kush do t’i udhëheq në periudhën e ardhshme.
Simiq po ashtu tha se është i bindur që kandidatët e Listës Serbe do të dalin fitues.
“Është fakti se unë jam thellë i bindur, por edhe të gjithë anëtarët e Listës Serbe, së kandidatët tonë, do të arrijnë fitore të bindshme. Jo për faktin që jam unë pjesë e Listës, por sepse kjo është mënyra e vetme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në këto hapësira”, tha tutje Simiq.