Në pritje të takimit Zaev- Ahmeti. Po bëhen analiza pë emra konkret

ëto ditë do të caktojmë takim me z. Ahmetin dhe partnerët e tjerë të koalicionit sepse besoj se duhet të ketë ndryshime nga të gjithë pjesëmarrësit në Qeveri si dhe në institucionet shtetërore, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër (15.05.2019)

Marketing

Akoma nuk dihet se kur do të mbahet takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, takim ky që lidhet me paralajmërimet e kryeministrit për ndryshime në kabinetin qeveritar, në pushtetin lokal por edhe në organet e partisë. Numri një i qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se jemi duke bërë analizë për udhëheqësit e drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe se vendimi do të merret në bazë të rezultateve që ata kanë treguar në punë.

“Ende po bëjmë analiza dhe do të sjellim vendime politike dhe pas sjelljes së vendimeve politike do të veprojmë në pajtim me ato vendime dhe me rezultatet që ende i analizojmë” theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit

Por partia opozitare VMRO-DPMNE kërkoi shkarkimin e deputetit të pushtetit Pavle Bogoevskit që të japë dorëheqje edhe nga të gjitha komisionet parlamentare, si dhe të bëjë vetë test për përdorimin e lëndëve narkotike në Akademinë e Shkencave dhe Arteve.

“Bogoevski e cenoi imazhin e Kuvendit dhe funksionit deputet dhe ka shkelur kodeksin etik për sjellje i miratuar në procesin Zhan Mone bashkë me eurodeputetë. Bogoevski, urgjentisht vetë tërhiqu nga Kuvendi. Me atë që tregton në tregun e narkotikëve i ke shkelur të gjitha normat morale, etike dhe njerëzore. Gjithashtu tërhiqu edhe nga komisionet ku je, sepse posedon certifikatë të sigurisë dhe më pas në shpenzime personale kërko testim në ASHAM përmes qimes së flokut edhe atë menjëherë, theksoi Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zaev, rikonstruimin e paralajmëroi për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve. Ai theksoi se këto ditë do të ketë takime me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, ndërsa në lidhje me deklaratat e ministrave të BDI-së se ata përgjigjen vetëm para liderit të tyre partiak, ai tha se ministrat e partisë së tij kanë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve.