VMRO-DPMNE: Zëvendës kancelari i Austrisë dha dorëheqje, ndërsa Bogoevskit nuk i trembet syri

Austria dhe cilado anëtare e BE-së janë vite dritë përpara nesh. Përgjegjësia politike është një tipar i çdo politikani në Evropë, por jo edhe në Maqedoni, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Zëvendës kancelari i Austrisë dha dorëheqjen, ndërsa Bogoevskit nuk i trembet syri. Zaev u kap duke kërkuar ryshfet përgjatë skemës – një euro për Vicen, një euro për kishën, i gjithë opinioni i pa pamjet, ndërsa ai as nuk mendon të jap dorëheqje”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Prej aty thonë se edhe Venko Filipçe është përmendur nga mediat në lidhje me nepotizmin në ndarjen e tenderëve në kujdesin shëndetësor, ndërsa dorëheqje nuk ka.

“Mila Carovska u kap në keqpërdorime me paratë e pensionistëve, ndërsa nuk ka përgjegjësi për askënd, a aq më pak dorëheqje. Vrasje ndodhin në çdo hap, siguria është prishur, ndërsa Olivver Spasovski nuk jep dorëheqje. Ekono(MEDIAL)po fundoset, investitorët gjermanë e vlerësuan zero, ndërsa Koço Angjushev në vend se të japë dorëheqje, ai jep tenderë. Niveli i investimeve kapitale për tre muajt e parë të vitit është vetëm 6 për qind, e nuk ka dorëheqje nga Sugarevski”, thuhet në kumtesë.

Tevdovski, thuhet më tej, fshihet dhe nuk jep dorëheqje, ndërsa shtetin e kanë futur në borxhe mbi gjysmë miliardë euro për dy vite.

“Lupço Nikollovski në vend se të jep dorëheqje, pasi bujqësia është në kaos, ndërsa blerje nuk ka për asgjë, ai shëtitet me starleta nëpër metropolet botërore. Nevojiten dorëheqje dhe atë menjëherë. LSDM-ja duhet të largohet”, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.