Shkëndija me stil feston titullin, Bellasica i bashkohet Pobedës në Ligën e dytë

Shkëndija me stil ka mbyllur ndeshjet e saja në terren vendas, teksa sot në kuadër të javës së 35-të me rezultatin 4:1 mundi Akademia Pandevin, njofton “infOSport.mk”. Pas kësaj fitore Shkëndija me meritë ngriti lartë trofeun e titullit kampion, që është i treti në historikun e “kuqezinjëve” nga Tetova dhe i dyti radhazi, pas atij të fituar edhe vitin e kaluar.

Marketing

Arbin Zejnullai shënoi dy gola në takimin e sotëm ndaj Akademia Pandev, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Enur Totre dhe Stenio Zhunior.

Derbi mes skuadrave shqiptare FC Shkupit dhe Renovës, që pretendojnë atë pozitë të katërt u mbyll me barazim 2:2. Këtë më së miri e shfrytëzoi Rabotniçki, që falë fitores ndaj Bellasicës, tashmë renditet në pozitën e katërt, të cilën pozitë do të duhet ta konfirmojë javën e fundit, kur në arenën “Todor Proeski” do të zhvillojë duelin e drejtëpërdrejtë kundër FC Shkupit.

Vardari ashtu siç pritej me lehtësi mundi Pobedën (6:0), ndërsa një fitore me shumë vlera arriti edhe Makedonija GJ.P, që në duelin e drejtëpërdrejtë për mbijetesë mundi Sileksin me rezultatin 2:0.