Lindur e rritur në Maqedoni, por pa shtetësi, përgjigja e shtetit e pakuptimtë (VIDEO)

Kjo është Sanela Smaijoviç. Letra që ka ardhur tregon se për të tretën herë po i mohohet shtetësia e Maqedonisë.
Sanela prej 40 vjetësh jeton në Maqedoni, ka kryer shkollën fillore e të mesmen por shteti nuk e njeh. Që ironia e fatit të jetë edhe më e rëndë, përgjigja që ka marrë shpesh herë në dyert e institucioneve ka qenë se Sanela përbën rrezik për shtetin.

Marketing

“Së pari herë më refuzuan, duke më kërkuar dokumente. Normalisht se unë të gjitha dokumentat i dorëzova që m’i kërkuan, asnjë dokument nuk ka munguar që më kërkuan dhe që s’e kam dërguar. Pas asaj më refuzuan duke më thënë se jam rrezik për Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Sanela Smaijoviç.

Vëllezërit, fëmijët dhe e gjitha familja e Sanelës kanë shtetësi. Vetëm ajo nuk ka.

“Të gjithë nënshkruajnë se unë duhet ta marr shtetësinë e Maqedonisë nga të gjithë kam përgjigje pozitive, ndërsa kur shkoj në sportel më refuzojnë. Vetëm unë nuk kam të gjithë kanë, nëna ime, vëllezrit, fëmijët e mi të gjithë kanë vetëm unë jo”, tha Sanela Smaijoviç.

Bashkë me Sanelën shkuam të marrim përgjigjen se përse po përbën rrezik për shtetin dhe përse prej 40 vjetësh nuk i kanë dhënë shtetësi.

A ju treguan arsyen se përse nuk ju japin shtetësinë?

“Jo nuk më treguan arsyen se përse jam refuzuar, më kërkuan një dokument për të më treguar. Megjithatë unë aplikova përsëri për shtetësinë time, dhe do të shohim se çfarë përgjigje do të marrim”.

Shpresoni se do ta merrni kësaj radhe?

Po, mendoj se kësaj radhe duhet të ma japin”, potencoi Sanela Smaijoviç.

Sanela u dorëzua për të marrë përgjigjen se përse përbën rrezik për shtetin, por nuk do të dorëzohet që të marrë shtetësinë e Maqedonisë. Nëna e Sanelës është nga Mali i Zi dhe babai i saj nga Serbia. Në Maqedoni janë transferuar menjëherë pas luftës gjatë viteve 64-65.

TV21

Marketing