Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar reagon ndaj deklaratës së Arben Taravarit për rikthimin e drejtorëve legjitim në institucionet arsimore në komunën e Gostivarit.
Ia bëjmë me dije Taravarit se nuk flitet për fshesë, por për respektim të ligjit për arsim fillor dhe të mesëm.
Fshesën duhet ta shfrytëzon për vete dhe për njerëzit e tij të cilët çdo ditë bëjnë reket dhe kriminalitet.
Drejtorët që kthehen në detyrë konform ligjit dhe procedurave, i inkurajomë që të fillojnë procedura gjyqësore ndaj Arben Taravarit për mosrespektim të ligjit për arsim fillor dhe të mesëm dhe mosrespektim të detyrës zyrtare.
Ftojmë drejtorët e shkollave të inicojnë procedura gjyqësore kundër çdo keqpërdorimi dhe kriminaliteti që është bërë në shkollat e Gostivarit në periudhën që lamë pas.