Mesazhi i Marrëveshjes së Prespës, “Anija e Paqes” ankorohet në portin e Pireas

“Prespa e tregoi rrugën”, kjo është porosia me të cilën “Anija e paqes” e Japonisë solli në portin athinas Pirea.
Udhëtarët e “Anijes së paqes”, këtë vit, vizitën e tyre në portin më të madh grek vendosën t’ia dedikojnë marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Marketing

Në portin Pirea, ata u pritën nga ish ministri dhe deputet i SYRIZA-s, Todoris Dricas dhe nga deputeti i SYRIZA-s, Panos Trigazis.

“Anija e paqes” vazhdon udhëtimin drejtë Italisë, pastaj do të shkojë për Maltë, Spanjë, Marok, Portugali, SHBA, etj. Udhëtimi për paqe rreth botës filloi nga Japonia më 20 prill të këtij viti, ku edhe do të përfundojë, pas 103 ditëve, më 2 gusht, me arritjen në Osakë.

“Anija e paqes” është organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në Japoni, e formuar në vitin 1983 për promovim të paqes dhe të të drejtave të njeriut.