Jetimët nga listat e “El Hilal”-it – në iftarin e Gjysmëhënës së kuqe.

“Kizilay” nga Turqia (Gjysmëhëna e kuqe) mbrëmë në Shkup organizoi iftar për 250 jetimë, për të cilët kujdesen disa organizata në RMV. Në mesin e tyre ishin edhe 50 jetimë, si grupi më sensitiv nga listat e “El Hilal”-it.
Në këtë iftar, bashkë me këta fëmijë, morën pjesë edhe Talat Sadiku, nënkryetar dhe Irfan Isaku anëtar i Këshillit drejtues të organizatës.

Marketing

e përshëndeti Erdogan Kisaxhik, anëtar i Bordit të “Kizilay”-it, i cili theksoi se këto iftare që organizohen me rastin e Ditës botërore të bonjakëve, në të njëjtën kohë shtrohen edhe në Tiranë, Prishtinë, Prizren dhe Sarajevë. Ai gjithashtu theksoi se “Kizilay”, në këto vende gjatë ramazanit bën shpërndarjen e pakove ushqimore.

Me këtë rast është vlerësuar pozitivisht kontributi i “El Hilal”-it për këtë iftar dhe duke pasur parasysh këtë, të dy organizatat janë zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunim e tyre si partnerë të barabartë.