Shkup, gjoba për 17 shoferë që përdorën telefonin gjatë vozitjes

Gjashtë persona janë lënduar rëndë në gjithsej 11 fatkeqësi komunikacioni gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.
Siç informuan nga SPB Shkup, janë përjashtuar nga komunikacioni 24 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, ndërsa 17 automjete sepse nuk kanë qenë të regjistruara.

Marketing

Për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë shqiptuar 83 dënime, përderisa “karotreci” ka marrë 64 automjete.

Shtatëmbëdhjetë vozitës janë dënuar për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.