Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha ka bërë një postim në lidhje me dukurinë e publikimit të fotografive dhe videove në rastin kur ndihmohen familjet skamnore.
Ja çka shkruan në profilin e tij në facebook Xhezair Shaqiri:
Kur të ndihmosh skamnoret në publik, ke bërë 2 vepra të shëmtuara
1 skamnorin në vend që t’ia lehtësosh brengat e skamjes ai në publik ofendohet
2 e ke humbur shpërblimin prei Allahut
Ta ndihmosh skamnorin në sekret larg nga kamerat dhe fb
1 e bën të lumtur skamnorin
2 ke shpërblim të madh tek Allahu
Më shumë kanë adhurues ditën e sodit kamerat dhe fb sesa adhurues ndaj Allahut