Tornadot godasin SHBA-në, shtëpitë mbesin pa kulm

Stuhitë dhe tornadot e fuqishme kanë goditur sot pjesën veriore të SHBA-së, e jo larg aeroportit të Talasit në Oklahoma të paktën një person është lënduar e dhjetëra shtëpi janë shkatërruar duke mbetur kështu pa kulm, raporton AP.

Marketing

Tornadoja nuk e ka shkatërruar aeroportin, por pasagjerët janë dërguar në strehimore për çështje sigurie, kurse shumë fluturime janë anuluar.

Një burrë ka pësuar lëndime trupore kur një pemë ra mbi të, e gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e panjohur. E sipas ekspertëve, stuhitë mund të shkaktojnë tornado dhe vërshime në pjesë të Arkanzasit, Illinois, Kanzasit, Missouri dhe Oklahoma.

Në Oklahoma për shkak të vërshimeve është mbyllur autostrada që lidh shtetet amerikane El Reno, rreth 40 kilometra në perëndim të Oklahoma City.