Studentët shqiptarë sot në mesditë caktuan protestë të re para Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe Shkencës.
Studentët vendosën t’i ripërtërijnë protestat për shkak të premtimeve të papërmbushura nga ana e Qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, pas protestave masovike që filluan në dhjetor të vitit të kaluar dhe zgjatën deri në shkurt.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama iu drejtua studentëve drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke iu dëshiruar ditë të mirë dhe duke i porositur se Pakti për Universitetin, që ishte nënshkruar paraprakisht, do të thotë respektim i premtimeve.
Rama cek se 86.271 studentë kanë pasur dobi nga masat që deri më tani i ka ndërmarrë Qeveria lidhur me kërkesat e tyre, të cilat kryesisht janë të lidhura me taksën shkollore.
Sipas mediumeve, shumë studentë nga brendësia e Shqipërisë tashmë po arrijnë në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, por në disa universitete të qyteteve të tjera në vend mësimi zhvillohet normalisht.