Biznesmeni Orce Kamçev dhe gazetarja Olivera Trajkovska, do të dëshmojnë në seancën e rradhës për rastin e PSP-së “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkovskit, ku njëri ndër të akuzuarit është ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Dëshmitarët janë ftuar pasi që u publikuan “bomba”, ku flasin për arrestimin e Boshkovskit.
PSP ka kërkuar që me Kamçevin dhe Trajkovskin, të dëshmojë edhe Ivo Kotevski, ish-zëdhënës i MPB-së.
Në seancën e sotme kanë dëshmuar të punësuar në MPB, të cilët nuk kishin patur paraprakisht detaje mbi aksionin.
Seanca e rradhës është caktuar për më 30 qershor./Alsat