Qendra e të varurve nga droga do të shpërngulet në Gazi Babë

Qendra e të varurve nga droga që aktualisht gjendet në Kisella Voda, do të dislokohet në Gazi Babë, në ish-mensën e fabrikës së “Metalski Zavod Tito”.

Marketing

“ Ky është vendi ku në fund të vitit do të duhet të vendoset Qendra e të varurve. Përgjatë këtij lokacioni të ri, të varurit nga droga do të trajtohen edhe me terapi bashkëkohore”

Ministria e shëndetësisë tashmë ka pranuar vendimin nga komuna e Gazi Babës, ku edhe gjendet lokacioni.

Arsyeja kryesore e dislokimit të Qendrës së të varurve janë kushtet e vështira dhe pasiguria midis qytetarëve të komunës së Kisella Vodës. Kjo Qendër ishte paraparë vetëm përkohësisht të ishte aty, mirëpo tashmë 20 vite kishte ngelur në Kisella Vodë.