Antikorrupsioni: Kallëzim penal dhe lëndë për drejtoreshën e Hematologjisë, Panovska

Komisioni i Antikorrupsionit në seancën e sotme ka ngritur kallëzim penal kundër drejtoreshës së Klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska – Stavridis sepse nuk ka dorëzuar listë anketuese për gjendjen e pasurisë, që është obligim ligjor, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Panovska është emëruar për u.d drejtoreshë e Hematologjisë në gusht të vitit 2017 dhe nga atëherë mandati vazhdimisht i është vazhduar, ndërsa ajo nuk ka dorëzuar listë anketuese.

Paraprakisht, Komisioni hapi lëndë për Panovska-Stavridis pas ankesës që grupi i mjekëve nga klinika e ka dërguar te Komisioni.

Në ankesën në të cilën kërkohej të hapet lëndë për lidhjet familjare të njerëzve të parë të Klinikës së Hematologjisë “dr. Panovski”, deri te i cili arriti NOVA theksohen më shumë shembuj se pse duhet të konstatohet ndeshje e interesave që ndikojnë në kualitetin e shërbimeve shëndetësore dhe të furnizimeve të barnave.

Në fletë shkruan se nga ana e drejtoreshës Irena Panovska është ndërruar ekipi profesional, i cili tani është instrument në duart e saja për furnizimin e barnave të shtrenjta nga babi i saj, dr. Panovski.

Mjekët konfirmojnë se me sistematizimin e ri, që është miratuar, në mënyrë jo transparente dhe joligjore, drejtpërdrejt dhe personalisht nga u.d. drejtoresha Irina Panovska përveç Ekipit profesional, është ndërruar edhe infermierja kryesore, të gjithë udhëheqësit e reparteve, ndërsa aftësitë e kuadrove shtetëror profesional që janë bartës të veprimtarisë janë degraduar që ndikon në kualitetin e mjekimit dhe zgjedhjes së barnave.