Tashmë është formuar kabineti i presidentit Stevo Pendarovski dhe tashmë janë bërë të njohur emrat e anëtarëve.
Mile Boshnjakovski sështë emëruar për sekretar gjeneral apo shef i Kabinetit , Biljana Radeva shefe e preskonferencave, Blerim Kollari këshilltar për siguri kombëtare, Aleksandar Spasov është këshilltar i jashtëm për politikë të brendhshme dhe të jashtme, Goce Karajanov për politikë të jashtme, Toshe Zafirov këshilltar,Biljana Micevska shefe e protokollit, Katerina Canevska këshilltare për media, Luljeta Ademi është këshilltare që do udhëheq komunikimin me persona me nevoja të veçanta.
Këshilltarë të jashtëm janë Denko Maleski, Aleksandar Dimitrov dhe Aleksandar Tavçioski për politikë të jashtme, ndërsa Mirjana Llazarova Trajkovska dhe Besa Arifi për çështje juridike.
Si këshilltar i jashtëm ishte thirrur edhe Blerim Reka, por ai ka refuzuar angazhim formal.
Pendarovski ka emëruar Eroll Musliun për drejtor të ri të Agjencisë për zbulim.
Kabinetet e presidentit dhe të liderit të opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski janë në komunikim të vazhdueshëm dhe pritet që në kohë të shkurtë të realizojnë takim.
Vizitën e parë jashtë shteti presidenti i ri do ta realizoj në Bruksel, më së voni deri më 20 qershor së bashku me ministrin e punëve të jashtme Nikolla Dimitrov.