Roma prezanton fanellat e reja

Roma i ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm, ku përfshihen rrugë në mëngët dhe kollaret e fanellës së parë.
Fanella e re i ngjason mjaft shumë dizajnit tradicional me formulën e testuar që tash e një kohe të gjatë me ngjyrën e kuqe dhe të verdhë, mirëpo rrufetë në kollare dhe mëngë e bëjnë dallimin.

Marketing

Ky dizajn është frymëzuar nga perëndia romake e qiellit, Jupiteri. Pantallonat e shkurta me ngjyrë të bardhë gjithashtu kthehen, ndërsa çorapet e kuqe e kanë një rrufë që kalon në mes të tyre. “Mitologjia romake dhe ndikimi i saj në identitetin e Romës e ka pasur një ndikim shumë të madh në konceptin e kësaj fanelle”, ka thënë Pete Hoppins, drejtori i ekipit disenjator të kompanisë Nike.

“Këtë vit, Jupiterin e kishim në përqendrim dhe rrufeja ishte simbol i qartë dhe shumë i fuqishëm për të ta marrë”.
Fanella do të dalë në shitje sot dhe lojtarët e Romës do ta mbajnë të veshur atë për herë të parë këtë fundjavë, në ndeshjen kundër Parmas.