Haradinaj takon Jahjagën, flasin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Marketing

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimeve për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë në muajin qershor.

Haradinaj e ka quajtur këtë si një ngjarje madhështore që ndodh në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me ish-presidenten Jahjaga, pata kënaqësinë që t’i bashkërendojmë veprimet për Shënimin e 20-vjetorit të Intervenimit të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor, një ngjarje madhështore në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës. Presidenten Jahjaga e falënderova për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre!