Veseli: Nëse vërtetohet përfshirja ime në këtë aferë, unë do të jap dorëheqje

Një video-skandal i publikuar në mediet kosovare, ka nxitur reagime të shumta pasi ka përfshirë edhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli për gjoja marrjen e 200 mijë euro ryshfet. Pamjet tregojnë disa persona të cilët diskutojnë për marrjen e lejes së ndërtimit të një spitali në hapësirat e kompleksit spitalor në Prishtinë. Një prej tyre përmend edhe emrin e Veselit, që sipas tij ka marrë 200 mijë euro për të mundësuar marrjen e lejes. Lëvizja Vetëvendosje kërkoi dorëheqjen e Kadri Veselit në mënyrë që t’u hapet rrugë hetimeve. Por, në një konferencë të jashtëzakonshme për media Veseli mohoi përfshirjen në këtë aferë korruptive ndërsa u zotua se do të jepte dorëheqje nëse një gjë e tillë del e vërtetë.

Marketing

“Dua t’iu siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes sime në këtë aferë unë nga sot deklaroj që do të jap dorëheqje, ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. E them me siguri të plotë që emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dal e vërteta e kësaj atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale, pavarësisht a janë pjesë e policisë apo e sistemit të drejtësisë ose të politikës”.- theksoi Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit.”