Kompania gjermane “Gereshajmer” me investim në RMV: Do të punësojë 400 inxhinierë

Ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe kompanisë investuese gjermane “Gereshajmer” sot është nënshkruar memorandum. Fushëveprimi i kompanisë do të jetë prodhimi i ambalazheve farmaceutike, duke paralajmëruar punësim të 400 inxhinierëve të fushës së teknologjisë, njofton Portalb.mk.

Marketing

Në nënshkrimin e memorandumit ishin kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Koço Angjushev, drejtori i Drejtorë i Zonave Zhvillimore të Industrisë Teknologjike, Aleksandar Mlladenovski, dhe përfaqësuesi i kompanisë “Gereshajmer”, Oliver Burgell.

“Vlera e investimit do të jetë në miliona euro. Parcela do të jetë 139 mijë 640 metra katrorë, kurse bëhet fjalë për teknologji zhvillimore ku do të punësohen 400 inxhinierë. Në fund të dhjetorit pritet të përfundojë, ndërkaq në quartalin e parë të vitit 2019 duhet të fillojë me pune”, tha Mlladenovski.

“Ne vendosëm që të investojmë këtu për shkak të tre arsyeve. E para është se ne këtu kemi parë persona të rinj të cilët vërtetë janë të përgatitur që të punojnë, dhe kjo është themel për çdo plan kur dëshironi të realizoni në një shtet. Shkak i dytë ishte se ne këtu gjetëm një infrastrukturë të zhvilluar. Arsyeja e tretë dhe jo më pak e rëndësishme është se ne gjetëm mbështetje nga qeveria për të gjitha çështjet që i kishim”, tha Burgelli.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev deklaroi se ky investim i huaj do të ndihmojë në uljen e numrit të të rinjve të cilët shpërngulen jashtë shtetit, sepse siç tha ai, kësaj lloj kompanie u duhen kuadër profesional.

“Pikërisht këto kompani u duhen shtetit tonë. Kompani të cilat do të mund të ofrojnë vende të punës për të rinjtë, mund të sigurojnë jetë dinjitetshme, që të rinjtë tanë të mos ikin nga shtetit”, tha Angjushev.

Për Zoran Zaevin ky investim është njëra nga dy investimet që u arritën pas nënshkrimit të Protokollit anëtarësues të RMV-së në NATO.