E ndjej nevojën të jap edhe një deklaratë tjetër lidhur me seancë e sotme të komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Agjencisë së Zbulimit në të cilat u shqyrtuan raportet vjetore për punën e administratës dhe të Agjencisë së Zbulimit.
Nëse i rregullojmë dilemat morale nga aspekti i legjitimitetit dhe besueshmërisë së sjelljes të vendimeve nga ana e Komisionit, nga aspekti i asaj kush i drejton komisionit, nuk ka dallim të madh moralizimi i statusit të Pavle Bogoevskit në fajin e pakonfirmuar dhe i procedurë të pa ngritur për hetim, kundrejt statusit të deputetit Trajko Veljanovksi të cilit ky Kuvend nuk mundi t’ia marrë imunitetin për shkak solidarizimit të bashkëpartiakëve të tij, ndërsa është nën dyshimin edhe nga fundi i ngritjes së aktakuzës për bashkëpunim për veprim armiqësor gjegjësisht për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.
I bëj thirrje deputetit Trajko Veljanovski të jap dorëheqje të parevokueshme edhe për arsye morale edhe ligjore nga Komisioni për mbikëqyrjen e e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Agjencinë së Zbulimit, sepse si e para është i pa denjë për ushtrimin e funksionit deputet të cilit me kërkesë të Gjykatës, Kuvendi nuk arrit t’ia marrë imunitetin dhe e bën rrezik potencial të sigurisë për shfrytëzimin e informacioneve nga natyre e klasifikuar – sekret shtetëror.
Kështu që, pasi tashmë hyjmë në moralizimin e natyrës abstrakte këtu kemi situatë konkrete, prej së cilës varen legjitimiteti dhe besueshmëria e të gjitha proceseve në të cilat hyjmë si shtet.