Ulet numri i studentëve të diplomuar në studimet deridiplomike

Vitin e kaluar diploma në studimet deridiplomike në universitetet në vend kanë marrë gjithsej 7698 persona, prej tyre diploma në universitetet shtetërore kanë marrë 6204 persona, ndërsa në ato private 1472 persona. Vitin e kaluar është shënuar ulje e numrit të persona të diplomuar për 10 për qind në krahasim me vitin 2017. Me numër më të madh kanë qenë ata që kanë marrë diploma në Fakultetin Ekonomik në Shkup 662.

Marketing

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 87 për qind janë të rregullt, ndërsa 13 për qind janë student me korrespondencë. Më shumë se gjysma apo 58,9 janë gra ndërsa pjesa më e madhe gjegjësisht 66,4 për qind kanë diplomuar në afat.

Më shumë diploma janë marrë në Universitetin e Shkupit 3194, në të Tetovës 1174, Shtip 949, Manastir 744, Ohër 51 diploma.
Nga universitetet private më shumë të diplomuar kanë dalë nga Universiteti i UEJL-së në Tetovë 361, Instituti ndërkombëtar slavian 259, pastaj Universiteti Evropian 157, Amerikan Kolexh 139, Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit 126, FON 111, nga 75 të diplomuar ka pasur në Euro kolexh Kumanovë dhe MIT, 39 në EFTA, 38 në Fakultetin e biznesit dhe ekonomisë Shkup dhe 34 në Universitetin ndërkombëtar “Vizion” – Gostivar.

Në fakultet fetare kanë diplomuar 22 persona prej të cilëve 15 në Fakultetin e Shkencave Islame.

Marketing