Vidhte para dhe ilaçe nga Qendra klinike në Tetovë, policia arreston 18 vjeçarin

Një djal 18 vjeçar dyshohet se ka vjedhë makina në Tetovë, si dhe para dhe ilaçe në Qendrën klinike të Tetovës.

Marketing

Policia ka parashtruar padi penale kundër A.Z (18) nga fshati Ozormishte të Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerje të shtatë veprave penale “vjedhje e rëndë”.

Në periudhën prej 11 shkurt deri më 7 mars në rajonin e Tetovës, i akuzuari ka kryer vjedhje të rënda në makina dhe ka marr pjesë, para dhe gjëra të ndryshme, ndërsa në Qendrën klinike në Tetovë është futur me forcë dhe ka marrë të holla dhe ilaçe.

Marketing