Maqedoni, rritet dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane

Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Marketing

Siç njoftojnë nga LAMM, gjatë pasdites nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të sinjaleve rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.