Barcelona këtë edicion shpresonte në fitimin e tri garave, kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve.
Megjithatë mbeti vetëm me La Liga. Të shtunën mbrëma kataluansit u mposhtën 2-1 nga Valencia në finalen e Kupës së Mbretit.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk u pa shumë i shqetësuar pas humbjes.
“Vitin tjetër do ta rruaj kokën dhe do të bëhem tullac. Ndoshta kjo do të na ndihmojë që të fitojmë tripletën” ka deklaruar Valverde.