Interi dhe Atalanta në Ligën e Kampionëve

Interi dhe Atalanta kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas fitoreve ndaj Empolit respektivisht Sassuolos.

Marketing

‘Zikaltërit’ arritën triumf mjaft të vështirë me rezultat 2-1 dhe dërguan Empolin në Serie B.

Keita Balde (51’) zhbllokoi fillimisht shifrat, ndërsa dhjetë minuta më vonë Mauro Icardi huqi mundësinë për ta dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë, përcjell lajmi.net.

Gabimin e argjentinasin e shfrytëzuan mysafirët që barazuan me Traoren (76’), ndërsa Radja Nainggolan (81’) i siguroi plasmanin në Ligën e Kampionëve ekipit të tij duke realizuar për 2-1.

Në anën tjetër, Atalanta arriti fitore bindëse ndaj Sassuolos me rezultat 3-1.

Vendasit u befasuan në fillim me Berardin (19’) që shënoi për 0-1, por më pas Duvan Zapata (35’), Alejandro Gomez (53’) dhe Pasalic (65’) vulosën rezultatin 3-1.

Atalanta sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve bashkë me Juventusin, Napolin dhe Interin. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE

Marketing