E dimë se do të humbim vota të caktuara për shkak të Marrëveshjes së Prespës, thotë ministri i Punëve të jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos në intervistën për televizionin grek “Kontra” dhe sqaron se SYRIZA ka pasur rezultate të këqija në zgjedhjet dhe në fusha të tjera, e jo vetëm në pjesën veriore, ku ishin më të fuqishme reagimet për zgjidhjen e midis të dyja endeve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“E dimë se do të humbim vota të caktuara për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe kjo saktë e tregon vlerën e kryeministrit si lider kombëtar se interesi kombëtar i vendit, siç edhe vetë edhe ne e kuptojmë, e ka vënë mbi interesin partiak”, thotë shefi i diplomacisë greke.
Për lidhshmërinë e Marrëveshjes së Prespës me rezultatet zgjedhore në Greqinë Veriore dhe përqindjet e vogla për SYRIZA-n, Katrugalos sqaron se edhe në rajonin e Atikës që konsiderohet si bastion i i majtës, rezultatet nuk kanë qenë të pritura.
Për rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet lokale dhe evropiane, Katrugalos thotë se nuk e ka pritur dhe duhet Qeveria t’i kërkojë arsyet.