Deskoska pret vlerësim pozitiv për gjyqësinë në Raportin e KE-së

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pret vlerësim pozitiv për gjyqësinë në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, edhe pse partitë politike nuk arritën marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhej të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

“Pozicionet tona janë parimore, Dispozita të cilat nuk do të thonë vendosje e plotë të drejtësisë në shtetin tonë nuk do të lejojmë të vendosen në Ligj. Bëhen përpjekje për rishikim të qëndrimeve te të gjithë deputetët në Parlament rreth përpjekjes së tyre të sinqertë për mbështetjen e proceseve eurointegruese, por edhe për mbështetjen e sundimit të së drejtës dhe drejtësisë. Te të gjithë ata qëndron përgjegjësia nëse do të ofrojnë zgjidhje parimore nga e cila ne nuk kemi qëllim të heqim dorë apo do ta japin, gjegjësisht nuk do ta japin votën e tyre dhe do ta bllokojnë”, deklaroi Deskoska para fillimit të konferencës së sotme për “Përforcimi i integritetit dhe ulja e korrupsionit në sektorin e biznesit shtetëror dhe privat.

Shtoi se të dyja palët kanë pasur komunikime formale dhe joformale, por se me muaj nuk ka kurrfarë rezultatesh të rëndësishme.

Në pyetjen lidhur me Ligjin për regjistrim që ishte miratuar në seancën e fundit qeveritare, Deskoska tha se menjëherë po hartohen ato vendime dhe se menjëherë do të dërgohet në Kuvend.

Marketing