Drejtori Shabani mori pjesë në konferencën për integritet dhe antikorrupsion në sektorin e biznesit

​Drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, sot mori pjesë në Konferencën për integritet dhe antikorrupsion në sektorin e biznesit, të organizuar nga Qendra për komunikime civile, Shoqata ,,Konekt” dhe Projekti për përforcim të integritetit dhe antikorrupsionit, financuar nga Bashkimi Evropian.

Marketing

Si pjesëmarrës në panel diskutimin me temë ,, Transparencë dhe llogaridhënie e ndërmarrjeve në pronësi shtetërore “, drejtori Shabani përmendi se si ndërmarrje publike ,,Higjiena komunale” – Shkup ka për detyrë të prezantoj nivel të lartë të transparencës dhe llogaridhënies para publikut.

,,Aktivitetet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup kanë qenë gjithmonë çështje me interes si për mediat ashtu edhe për përdoruesit e shërbimeve tona, dhe në këtë kontekst përpiqemi që çdo ditë ta informojmë publikun për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe të paraqesim pasqyrë të hollësishme për rezultatet e arritura në çdo segment të punës sonë.Në faqen zyrtare rregullisht publikon raportet operativat, si dhe raportet për punën financiare të Ndërmarrjes. Jemi të kënaqur që jemi ndër gjashtë ndërmarrjet e para të renditura sipas nivelit të transparencës dhe vazhdimisht punojmë për avancimi në këtë drejtim “- theksoi drejtori i NP ” Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing