Deskoska: Rekomandimi i pakushtëzuar, konfirmim për reformat e zbatuara

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot u takua me delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Liza Kristofersen dhe Valeriu Gileçi, ndërsa temë kryesore e diskutimit ishte Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit për vitin 2019, në kontekst të reformave të zbatuara në Ministrinë e Drejtësisë.

Marketing

Ministrja Deskoska, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, e ka shprehur kënaqësinë e saj për rekomandimin e marrë të pakushtëzuar për fillim të negociatave me BE-në dhe potencoi se kjo paraqet konfirmim për suksesin e reformave të zbatuara, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.

Po ashtu, ministrja i informoi raportuesit se puna e Komisionit të sapoformuar shtetëror për pengimin e korrupsionit veçmë jep rezultate të mira, ndërsa më së miri për këtë flasin procedurat të cilat ajo i udhëheq kundër bartësve të funksioneve publike.

Ministrja e Drejtësisë pret edhe implementimin e mëtejshëm të ligjeve veçmë të miratuar në sferën e gjyqësisë.
Gjatë mbledhjes, ministrja Deskoska ka shprehur falënderim deri te Komisioni i Venecias për përkrahjen e tyre të çmuar në procesin e përgatitjes së zgjidhjeve ligjore dhe potencoi se rezultati nga përkrahja e tyre është po ashtu i dukshëm në Raportin për përparimin e vendit.

Marketing