MYFTINIA E SHKUPIT SHTROI IFTARË PËR PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Sonte në restorant Festina Myftinia e Shkupit realizoi iftarin e paraparë me personat me nevoja të veçanta. Marrë parasysh faktin se këta persona janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe ata që kanë më së tepërmi nevojë për përkujdesje, në shenjë respekti dhe nderi Myftinia e Shkupit realizoi këtë iftarë me këtë kategori të shoqërisë sonë. Në këtë iftarë morën pjesë anëtarë të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara si ajo “Shpresa” dhe “SOS Vita”, poashtu pjesëmarrës ishin edhe persona tjerë nga të katër rajonet e qytetit të Shkupit jo anëtarë të ndonjë shoqate.
Të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili i cili falënderoi përzemërsisht që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, madje theksoi se ky është iftari më i këndshëm i këtij Ramazani realizuar nga Myftinia. Në këtë iftar mikrofoni ishte i hapur për të gjithë të pranishmit që kishin dëshirë të flasin apo interpretojnë diçka ku disa prej tyre haptazi shprehën gëzimin e tyre ndaj kësaj iniciative për ti përkujtuar edhe këtë kategori të personave pjesë të shoqërisë sonë.
Me lutje drejtuar Allahut Fuqiplotë që çdo herë të jemi në shërbim të njerëzve pa marrë parasysh pozicionin dhe gjendjen e tyre.
Njëkohësisht falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata që kontribuan në realizimi e këtij iftari të veçantë.
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup

Marketing