Kancelarja gjermane Angela Merkel këroi që të “bëhet gjithçka që është e mundshme” që të përgjigjemi në ndryshimet klimatike dhe premtoi se do të bëjë gjithçka në kuadër të autorizimeve të saj lidhur me këtë çështje.
“Mundemi dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme që ta mundim këtë sfidë me të cilën përballet njerëzimi”, deklaroi kancelarja në fjalimin që e mbajti në Universitetin e Harvardit.
“Kjo është ende e mundshme, por secili nga ne duhet ta përfundojë pjesën e saj dhe këtë e tregon me dozë të vetëkritikës dhe ta bëjë në mënyrë më të mirë të mundshme”, theksoi Merkel në fjalimin e mbajtur në solemnitetin tradicional gjatë dorëzimit të diplomave në universitetin prestigjioz amerikan.