​NP ,,HIGJIENA KOMUNALE” I EDUKOI QYTETARËT E KOMUNËS SË ÇAIRIT PËR VEPRIM TË DREJTË ME MBETJET(FOTO)

NP ,,Higjiena komunale” – Shkup sot realizoi aktivitete edukativo-informative në rrugën Xhon Kenedi, në komunën Çair. Aktivitetet i realizoi Eko-patrulla dhe departamenti për Edukim, Cilësi dhe zhvillim si dhe Përgjegjësi profesionale, të cilët i informuan qytetarët për veprimin e drejtë me mbetjet komunale, mbetjet e vëllimshme dhe ato ndërtimore. Në ngjarje mori pjesë drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Marketing

,, E zgjodhëm pikërisht këtë lokacion për realizimin e edukimit të qytetarëve, për shkak se ekipet tona në këtë rajon vazhdimisht përballen me hedhjen e parregullt të mbetjeve. I ftojmë të gjithë palët e interesit në procesin e mirëmbajtjes së higjienës në qytetin e Shkupit – qytetarët por edhe shërbimet e inspektimit të Qytetit dhe komunave, gjithë së bashku të kontribojmë për mbrojtjen e mjedisit tonë jetësor” – tha drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, gjatë ditës së sotme realizuan edhe aksion të përgjithshëm për pastrimin e komunës së Çairit, gjatë të cilit u bë fshirje dhe larje manuale dhe mekanike e bulevardeve dhe rrugëve. Në kuadër të aksionit u hoqën afërsisht 50 metër kub mbetje nga deponitë e egra, ndërsa u realizua edhe larje manuale e xhamive më të mëdha të kësaj komune të Shkupit.