Presidenti i Meksikës ka këmbëngulur se qeveria e tij nuk do të provokohet, pasi Presidenti Donald Trump njoftoi shkallëzimin e tarifave për të gjitha mallrat, me përjashtim vetëm nëse Meksika frenon migrimin ilegal.
Andrés Manuel López Obrador përshkroi sloganin e “America First”, si një gabim dhe tha se drejtësia universale ishte më e rëndësishme se kufijtë.
Tregjet e aksioneve kanë parë humbje të mëdha pas njoftimit të zotit Trump.
Z. Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë në shkurt.
Ai tha se ishte e nevojshme për të trajtuar atë që ai pretendonte se ishte një krizë me mijëra migrantë pa dokumente që kalonin kufirin jugor të SHBA.