Zaev: Qytetarët nga Maqedonia e Veriut presin që Evropa ta plotësojë detyrën e saj

Në dyvjetorin e formimit të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev theksoi në rezultatet që janë arritur në periudhën e kaluar duke theksuar se ndryshimet thelbësore janë vërejtur edhe në Raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut. Zaev theksoi se tani qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria presin hap të qartë nga Bashkimi Evropian dhe datë për fillimin e negociatave.

Marketing

Detyrat që i ka plotësuar Qeveria, tha kryeministri, sollën ndryshime thelbësore: lirim të shtetit nga robëria, proces i deinstalimit të regjimit dhe integrim të vendit si shembull që shëndrrit në Ballkan.

“Të paktën kështu tonë evropianët në Raportin më të ri për progresin e vendit tonë, por Raporti nuk është i mjaftueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Është koha që Evropa ta plotësojë detyrën e saj para evropianëve të saj. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë evropianë. Evropianët nga Maqedonia e Veriut dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut presin hap të qartë nga Bashkimi Evropian, tha Zaev.

Qytetarët siç tha i kanë pranuar politikat që na kanë siguruar të jemi kapitenë të anijeve tona dhe si kapitenë të këtyre anijeve ta drejtojmë drejt ujërave të qeta dhe porteve të sigurta – në rastin tonë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Për më pak se dy vjet, përkujtoi Zaev, i kemi zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë, e kemi zgjidhur edhe kontestin me Greqinë edhe me Bullgarinë më parë.

“Detyra jonë ishte që ta ruajmë identitetin e Maqedonisë. E ruajtëm, e vërtetuam dhe e përforcuam, është decid kryeministri.

Në fjalimin e tij kryeministri renditi një sërë masash dhe rezultatesh që janë arritur në të gjitha fushat edhe për atë që do të duhet të pritet. Zaev gjithashtu tha se menjëherë pas përzgjedhjes së tij ka kërkuar mbështetja dhe bashkëpunim me opozitën, e cila, siç tha, kur ka qenë në pushtet e ka çuar vendin prapa.

Në forumin organizuar me rastin e dy vjetorit të formimit të saj, që vijon ende mbajtën fjalime edhe zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev. Marrin pjesë profesorë universitarë, akademikë, biznesmenë dhe aktivistë civilë.

Në forumin të titulluar “Dy vite Qeveri – me përgjegjësi para qytetarëve”, do të mbahen dy sesione. Sesioni i parë është titulluar “Ndryshime 2017 – 2019: Nga një shoqëri e ndarë dhe e izoluar para kolapsit, deri në një shoqëri të qëndrueshme dhe të respektuar”.

Sesioni i dytë titullohet “Agenda 2019 – 2020: Fokusi i Qeverisë deri në fund të mandatit”. Përveç kryeministrit Zaev janë paralajmëruar fjalime të gazetari Tomisllav Kezharovski, profesoreshës universitare Besa Arifi, kryetarit të ASHAM-it Taki Fiti, kryetares së OJQ-së “Ambrella” dhe aktivistes civile Latifa Shikovska, drejtoreshës së “Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut” Urania Pirovska sipërmarrësit Kosta Petrov dhe kryetarit të Bordit drejtues të NLB Bank SHA Shkup Antonio Argir. Në forum marrin pjesë përfaqësues të korit diplomatik, të bashkësive fetare, përfaqësues të bashkësisë së biznesit etj. .