Skuadra e Barcelonës duket se është e vendosur që sezonin e ardhshëm të mos ndalet në asnjë pengesë.
Këtë edicion, katalanët luajtën një sezon mjaft të mirë, por që u rrënua në fund me humbjet nga Liverpool dhe Valencia.
Synimi kryesorë i kampionëve të La Ligas është që një gjë e njëjtë të mos përsëritet më, dhe për këtë duan të përforcohen maksimalisht.
‘Mundo Deportivo’ raporton se Barcelona besojnë se janë të gatshëm të nënshkruajnë me të dy Antoine Griezmann dhe Neymar JR.
Dyshja sulmuese janë objektivat e skuadrës katalane dhe kampionët e Spanjës do të tentojnë të nënshkruajnë me të dy.
Raportimet insistojnë se ‘Blaugranët’ do të shesin edhe Philippe Coutinhon për të arritur këtë qëllim.
Mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim do të bëhet ndonjë hap konkret drejt dy lojtarëve.