Tri familje nga Maqedonia banonin në teatrin e qytetit francez

Është një burim lehtësimi për tre familje nga Maqedonia e Veriut. Deri më 26 maj ato kanë pasur afat për t`u larguar nga teatri Tiroir në Laval dhe për të gjetur strehim gjetiu. Tani, puna është kryer, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Gjithashtu ka filluar një projekt solidariteti për një të porsalindur dhe prindërit e tij.

Marketing

Ata ishin vizituar disa herë nga oficerët policorë francez dhe pasi kryebashkiaku i Komunës Laval, pronarit të teatrit i kishte dërguar shkresë që të mos i strehojë më ata brenda. Tre familje verimaqedonase tani jetojnë në banesa të ndryshme në rrethinë. E para ka gjetur një zgjidhje me mjetet e veta, ndërsa dy të tjera falë solidaritetit të njëzet personave dhe shoqatës Revivre.

Në të njëjtën kohë, një projekt solidaritet me titull “Një çati për Kamil” është iniciuar dhe mbështetur nga shoqata për të mbledhur para për të paguar me transparencë shtëpinë e pronarit ku Kamili është duke banuar me prindërit e tij. Këto tre familje, të përbëra nga shtatë të rritur dhe katër fëmijë, u larguan nga Maqedonia e Veriut tashmë disa vite më parë, për shkak të rrezikut të konfliktit me Kosovën.