Pavarësisht nga epilogu i zhvillimeve politike përvoja na mëson se kompromis për Ligjin për prokurorinë publike dhe PSP-në do të arrihet, shprehet për TVM2 profesori universitar Mersim Maksuti. Sipas tij puna e PSP-së duhet të vazhdohet edhe më me shumë kompetenca ndërsa kjo është nënvizuar edhe në raport Progresin e Komisionit Evropian ku thuhet se edhe më tej duhet të ecë puna e këtij institucioni.
“A do të gjejmë forcë të arrijmë një konsensus të harmonizojmë qëndrimet midis pushtetit dhe opozitës lidhur me miratimin e Ligjit për PSP, për të cilin mendoj se është çështje e rendit të dytë dhe do të arrihet pa marrë parasysh gjithë epilogun e zhvillimeve të ngjarjeve politike. Nga përvja që tashmë kemi edhe këtu do të gjenden forcat dhe të arrihet kompromisi dhe miratimi i Ligjit për PSP dhe vazhdimi i punës së sajë gjith kjo me qëllim që të ruhet autonima e PSP-së, madje të rriten kompetencat e saj që të ndjekë edhe pushtetarët aktual, pamëdyshje ato të cilët i kishim gjatë kohës së Gruevskit, nga garnitura e sotme, por edhe në të ardhmen të gjindet mënyra e funskionimit të sajë dhe të vazhdojë punën edhe më shumë se deri më tani”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar.
Maksuti thekson se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë në implementimin e reformave dhe këtë e vërtetoi. Edhe pse çështja e vazhdimit të punës së prokurorisë speciale është i rëndësishëm për vendin, megjithatë nëse do të fillohen negociatat me BE-në çështja qëndron tek grupimi i forcave politike ne PE pas zgjdhjeve të cilat përfunduan javën e kaluar.
“Çështja më e rëndësishme për momentin është krijimi i forcave, grupimeve politike brenda Unionit Evropian, shikimi i perspektivës së BE-së se cilat forca do të dominojnë në këtë ato që janë pro unitetit, pro ardhmërisë së fuqishme të BE-së apo pala tjetër skeptikët të cilët nuk shohin qasje pozitive rreth zgjerimit të BE-së me antare të reja”, tha Maksuti.
Ndërkohë Qeveria dhe opozita akoma nuk i kanë përafruar qëndrimet sa i përket Ligjit për prokurorinë speciale dhe akoma janë në pozitat e njejta që nga fillimi.