Thaçi: Dialog pa kushtëzime, taksa mbetet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Thaçi theksoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se taksat duhet të mbeten në fuqi”.
Gjithashtu, presidenti u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për taksat apo asociacionin”. Thaçi kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Presidenti i Kosovës u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marketing