Mbahet manifestimi “Kandilat e Bajramit”

Sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit ka vazhduar manifestimi Kandilat e Bajramit që tradicionalisht organizohet nga Shoqata Kulturore, “Vizion M”. Me Trenin e Bajramit dhjetëra fëmijë kanë shëtitur nëpër rrugët e Çairit, ndërkaq pjesë të programit në përgjithësi ishin qindra fëmijë, të cilëve u janë shpërndarë pako ushqimore.

Marketing

Në ditën e fundit të Ramazanit, siç është traditë tashmë për disa vite me radhë, fëmijët e Shkupit e shpërndajnë energjinë e tyre pozitive duke bërë që atmosfera e Bajramit të ndjehet që në ditën e “Arifes”. Dhjetëra fëmijë që patën fatin të ngjiten tek Treni i Bajramit shëtitën rrugët e Çairit, duke tërhequr kështu shikimet e të gjithëve që i takonin nëpër rrugë. Ishin të shumtë ata që këto pamje madje i inçizonin me telefonat e tyre celularë.

Disa fëmijë tashmë ishin mësuar me këtë traditë të manifestimit kulturorë ” Kandilat e Bajramit” që për disa vite me radhë e organizon Shoqata Kulturore”Vizioni-M”, ndërsa për disa të tjerë më të vegjël në moshë, kjo ishte hera e parë që bëheshin pjesë e këtij aktiviteti.
Por manifestimi për fëmijët nuk përfundoi vetëm me trenin, që është simbol i këtij organizimi, sikurse tradicionalisht edhe këtë vit fëmijëve i’u ndanë rreth 500 pako ushqimore. Përfaqësuesi i Shoqatës Vizioni-M, Erduan Dauti tha se përveç bashkëpunëtorëve të deritanishëm, ky program këtë vit është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës.

“Manifestimi kulturor ‘’Kandilat e Bajramit’ është manifestim që organizohet nga viti 2004. Disa vite ka pas ndërprerje por vazhdimisht është bërë një traditë e Shkupit, që festa e Fitër Bajramit të shënohet me veçmë simbolin e Bajramit të Madh. Ky aktivitet shënohet nga shoqata kulturore Vizioni-M, në bashkëpunim me shoqatën edukative ‘Parimi Kulturor’. Këtë vit është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës”, deklaroi Erduan Dauti, përfaqësues i SH.K. Vizioni- M.

Ndërsa, Fatime Sali tha se pjesë e programit ishte edhe projekti mozaiku i Ramazanit.

“Gjatë muajit të Ramazanit, Shoqata jonë bashkë me aktivistët dy herë në javë kemi organizuar punime, ndërsa sot bëhet shitja dhe me ato para do të japim ndihma humanitare. Pastaj është bërë projekti i mozaikut të Ramazanit, domethënë janë dorëzuar foto të ndryshme nga qytete të ndryshme dhe fotot të gjitha janë të ekspozuara këtu”, theksoi Fatime Sali, përfaqësuese e SH.K Vizioni-M.

Në Çarshinë e Shkupit fëmijët patën mundësinë të argëtohen me koreografitë e përgatitura nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”.