Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane të Venecias, pasi dhunonin bashkëshortet e tyre.
Mediat në Itali bëjnë me dije se dy të arrestuarit janë H.I, 35 vjeç, dhe S.E, 40- vjeç.
Mëohet se 35-vjeçari, të shtunën në mbrëmje shkoi pa njoftuar në shtëpi pasi mendonte se bashkëshortja e tradhëtonte, edhe pse e kishte të ndaluar t’i afrohej asaj.
Gjithsesi, burri insistoi që gruaja të hapte derën. Gruaja njoftoi policinë që bëri arrestimin e tij.
Ndërsa për shtetasin S.E, policia bën me dije se për shkak të përkeqësimit të marrëdhenieve me bashkëshorten e kishte sulmuar atë.
Për fat të mirë gruaja nuk kishte marrë dëmtime serioze. Shqiptarit iu vunë prangat dhe iu ndalua që t’i afrohej bashkëshortes.