NdeshjaKosovë – Shqipëri, përfundon me këtë rezultat

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka arritur të fitojë me rezultatin 3:1 ndaj bashkombasve të Kosovës në ndeshje e parë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Marketing

Kuqezinjtë e trajnerit Dede kanë zhvilluar një lojë të bukur në pjesën e parë, duke luajtur një në sulm, shkruan FSHF, përcjell Zëri.info.

Kosova kaloi e para në avantazh me anë të Albin Prapashticës që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33-të.

Përtej disavantazhit kuqezinjtë vazhduan lojën sulmuese dhe arritën të barazojnë në minutën e 42-të me anë të Ernest Muçit.

Me rezultatin 1:1 u mbyll dhe fraksioni i parë i ndeshjes.

Në pjesën e skuadra e Dedes ka dominuar mbi kundërshtarin duke arritur të shënojë dy herë, me anë të Muçit përsëri në minutën e 69-të dhe Armando Brojas në minutën e 80-të.

Goli i sulmuesit të Chelsea vulosi dhe rezultatin 3:1 që nuk ndryshoi deri në fund. Kosova dhe Shqipëria do të luajë dhe një miqësore tjetër, më datë 5 Qershor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Malaj, Rexhepi, Lucaj, Selishta, Hida, Morina, Rrapaj, Karica, Muçi, Prengaj dhe Broja (U aktivizuan: Shiba, Beqja, Selita, Haveri, Asllani dhe Ajazi).