Këngëtari Dren Abazi është tepër i preferuar nga femrat, ndonëse ka pohuar se e ka përjetuar refuzimin e tyre. I ftuar pasditen e djeshme në emisionin “E Diell”, Dreni ka treguar se edhe e kanë braktisur.
Ndërsa pyetjes se si ka mundësi që është ende beqar, kur sillet shumë mirë me gjininë e kundërt dhe është mjaft tërheqës, Abazi është përgjigjur: “Ti nuk i di të gjitha”.
Dreni është një ndër ato këngëtarë që zgjedh të jetë pranë publikut me projekte muzikore, vetëm kur i konsideron ato si materiale interesante dhe që nuk e bëjnë atë të përsëritshëm.