Është shpallur një thirrje e re publike për fermerët përmes programit IPARD 2 me masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit të vogël”.
Në dispozicion për fermerët janë ndërmjet 8 dhe 10 milion euro, kurse në 30 ditët e ardhshme, fermerët mund të përgatisin dokumentacionin dhe kërkesat e nevojshme për të aplikuar.
“Të interesuarit mund të aplikojnë për modernizimin e impianteve ekzistuese ose hapjen e njësive për prodhimin e makaronave, ëmbëlsirave, lepujve, mbjelljes së pemëve dhe tryezave prej druri, ferma akuakulturore për peshqit në ujëra të ëmbla, hapjen e kinemasë, kompani transmetuese në zonat rurale, siç janë radio ose televizionet lokale, objekte për akomodim dhe hapja e restoranteve që ofrojnë shërbime hotelerie”,- tha ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikollovski.
“Të gjithë të interesuarit gjatë aplikimit duhet te marrin parasysh të gjitha dokumentet e nevojshme që janë të specifikuara në udhëzimin për përdoruesit t’i sigurojnë para se t’i paraqesin kërkesat. Në thirrjen e fundit për Masën 7, kemi lidhur 23 kontrata me një vlerë totale prej 4.3 milion euro”,- theksoi drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski.
MBEU në periudhën e ardhshme përmes të gjitha masave dhe politikave do të krijojë klimë të favorshme afariste për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore dhe një nga mënyrat është pikërisht shfrytëzimi efikas i masave nga programi IPARD.