Vedat Muriqi konfirmon ofertën nga klubi francez, flet edhe për skuadrat tjera të interesuara

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muqiri ka folur për të ardhmen e tij, e cila ka qenë shumë e përfolur muajin e fundit.

Marketing

Muriqi ka zhvilluar një super-sezon me skuadrën turke, Rizespor, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar tetë asistime nga 34 ndeshje në Superligë.

Forma e tij e madhe dhe shënimi i golave ndaj gjigantëve turk ka bërë që sulmuesi i Kosovës të bëhet subjekt i interesimit nga shumë skuadra të njohura.

Megjithatë, prizrenasi shtatlartë ka konfirmuar vetëm një ofertë zyrtare deri më tani, ndërsa tjerat i ka cilësuar momentalisht vetëm thashetheme.

“Oferta e vetme zyrtare në drejtim timin është nga Toulouse”, ka thënë fillimisht Muriqi në konferencë për shtyp pas stërvitjes së Kosovës.

“Ka edhe shumë skuadra tjera të interesuara dhe oferta, por momentalisht vetëm kjo ofertë është zyrtare”.
“Unë kam edhe një vit kontratë me Rizesporin, ndërsa afati kalimtar është i hapur edhe dy muaj, kështu që do të shohim çfarë do të ndodh”, përfundoi prizrenasi.

Muriqi muajin e fundit është lidhur edhe me katër skuadrat e mëdha turke, Galtarasarayn, Fenerbahcen, Besiktasin dhe Istanbul Basaksehirin.