“Di të bëj pite dhe të laj enët”, modelja me famë në Amerikë kërkon burrë shqiptar

Lorena Haliti, një prej modeleve më të famshme në Amerikë dëshiron të ruajë traditat, prandaj në listën e saj nuk përfshihen meshkujt e huaj.

Marketing

Ajo ka mësuar të gatuajë disa ushqime tradicionale pasi dëshiron të ketë një partner me origjinë shqiptare.

Në një intervistë për “E diell”, Lorena zbuloi se e do burrin “shqiptar tërësisht” pasi familja e ka rritur me këtë frymë.

“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, u shpreh Lorena.